Anketa e Buxhetit të Hapur 2025

Ballkani Perëndimor dhe Turqia vuajnë nga mungesa e sistemeve të forta të llogaridhënies, të cilat janë të domosdoshme për të rikthyer besimin e publikut.

Ilustrim nga Nithya Subramanian

Ballkani Perëndimor dhe Turqia karakterizohen nga faza të ndryshme të konsolidimit demokratik, ku pavarsisht shqetësimeve të vazhdueshme për dominimin e ekzekutivit, kanë bërë përparim të dukshëm në praktikat formale të llogaridhënies, si publikimi i dokumenteve kryesore buxhetore.  Pjesa më e madhe e kësaj mund t’i atribuohet reformave të kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE.

Megjithatë, rezultatet tona tregojnë se ekzistojnë boshllëqe në lidhje me sasinë e informacionit dhe hapësirën për shqyrtim publik gjatë zbatimit të buxhetit. Këto boshllëqe në llogaridhënie i lënë hapësirë pushtetit ekzekutiv të veprojë sipas gjykimit të vet, duke dobësuar besimin e qytetarëve në mënyrën se si trajtohen shpenzimet sociale, investimet publike, blerjet shtetërore dhe risqet fiskale. Ato ngrenë gjithashtu pikëpyetje publike mbi respektimin e rregullave nga ana e qeverive dhe besueshmërinë e tyre në zbatimin e axhendave të reformave. 

Çfarë është Anketa e Buxhetit të Hapur?

E zbatuar globalisht për më shumë se dy dekada, Anketa e Buxhetit të Hapur (OBS) është një pikë referimi e njohur në nivel global për vlerësimin e llogaridhënies së qeverisë në financat publike. Ajo mat përgjegjshmërinë në tre shtylla:

Transparenca

A ka informacion në kohë, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës mbi mënyrën se si planifikohen dhe shpenzohen buxhetet qeveritare?

Pjesëmarrja

A kanë shoqëria civile dhe publiku i gjerë (përfshirë grupet historikisht të përjashtuara) mundësi të strukturuara për t’u angazhuar në momente kyçe dhe për të ndikuar në vendimmarrjen buxhetore?

Mbikëqyrja

A kanë legjislaturat dhe institucionet e auditimit autoritetin dhe praktikat e nevojshme për të shqyrtuar buxhetin dhe për të mbikëqyrur zbatimin e tij?

Së bashku, ato përcaktojnë nëse qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre mund të shohin se si planifikohen dhe shpenzohen paratë publike, të vënë në pikëpyetje vendimet dhe devijimet, si dhe të ndikojnë në prioritetet para dhe gjatë zbatimit. Në këtë kuptim, anketa shërben si një tregues i besueshmërisë demokratike në financat publike: ajo sinjalizon nëse sistemet buxhetore janë mjaftueshëm të hapura për të mbështetur besimin, kundërshtimin dhe ndërhyrjet korrigjuese.

Analiza Rajonale e OBS 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Në OBS 2025, Pjesëmarrja është tepër e ulët ndërsa Transparenca dhe Mbikëqyrja janë në nivel mesatar

Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur (OBS) për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në OBS 2025. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit. Shiko metodologjinë këtu. 

Gjendja e përgjegjshmërisë së buxhetit kombëtar në rajon

Vendet në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi kanë bërë përparim të dukshëm në praktikat formale të llogaridhënies gjatë dekadës së fundit. Qeveritë po publikojnë më shumë informacion, po forcojnë praktikat e mbikëqyrjes dhe po i përafrojnë kornizat fiskale me standardet e Bashkimit Evropian — duke reflektuar një angazhim të vërtetë për reforma dhe një kapacitet institucional në rritje.

Megjithatë, reformat formale ende nuk janë përkthyer në një rritje të besimit publik.

Sipas Barometrit të Ballkanit 2024, vetëm një e treta e njerëzve në këtë rajon i besojnë qeverisë ose parlamentit të tyre.

Niveli veçanërisht i ulët i besimit në parlamente nënvizon një sfidë qendrore: institucionet mbikëqyrëse perceptohen si të dobëta, të politizuara ose joefektive në mbikëqyrjen e veprimeve të ekzekutivit. Ky nuk është thjesht një problem perceptimi — është një sinjal që duhet marrë seriozisht, dhe gjetjet e OBS 2025 ndihmojnë në shpjegimin e arsyes pse ai vazhdon.

Vendimmarrja e paqartë, dobësia e kontrolleve dhe balancave, si dhe sfida të tjera strukturore kanë penguar konsolidimin e një llogaridhënieje më të gjerë. OBS 2025 konstaton se parlamentet, institucionet e auditimit dhe publiku nuk mund të ndikojnë në mënyrë sistematike në zgjedhjet buxhetore, veçanërisht gjatë zbatimit të buxhetit. 

Aty ku mekanizmat e llogaridhënies dështojnë, dyshimi mbush boshllëkun. Vonesat në zbatimin e projekteve, rialokimet e paqarta ose shkurtimet e papritura të shpenzimeve nuk shihen si rregullime teknike neutrale, por si sinjale të favorizimit, keqmenaxhimit ose korrupsionit. Në disa vende të rajonit, dështimet e projekteve të profilit të lartë të financuara me paratë publike, kanë shkaktuar valë pakënaqësie publike, të përqendruara fillimisht në llogaridhënie për incidente specifike, por që shpejt janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë lidhur me financimin e projekteve, praktikat e prokurimit dhe mekanizmat e mbikëqyrjes. Këto reagime pasqyrojnë shqetësime më të thella se vendimet që përfshijnë përdorimin e burimeve publike, të cilat shpesh merren pas dyerve të mbyllura, me mbikëqyrje të dobët dhe me pasoja kur shfaqen probleme. 

Forcimi i transparencës, mbikëqyrjes dhe angazhimit publik nuk është vetëm një ushtrim teknik, por është thelbësor për rivendosjen e besimit publik dhe për forcimin e angazhimeve për reforma në rajon.

Disa qeveri kanë bërë përparim në praktikat e buxhetimit

Anketa e Buxhetit të Hapur 2025 tregon një përparim të vazhdueshëm modest në forcimin e praktikave të buxhetimit të përgjegjshëm në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi gjatë raundeve të fundit të anketës. Ndërsa progresi ndryshon nga një vend në tjetrin, mesatarja rajonale tregon një trend gradual në rritje.

Edhe pse transparenca ka shënuar përmirësime të vogla, rezultati i vendit mbetet thuajse i pandryshuar

Pikat e përdorura për krahasimet e vendeve individuale janë theksuar me gri. Vendosni kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin e transparencës për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme nga viti 2019. 

Mekanizmat strukturorë të pjesëmarrjes publike mbeten ende të pazhvilluara.

Pikat e përdorura për krahasimet e vendeve individuale janë theksuar me gri. Vendos kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin e transparencës për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme nga viti 2019. 

Kapaciteti formal i mbikëqyrjes ka shënuar progres të kufizuar në vitet e fundit.

Pikat e përdorura për krahasimet e vendeve individuale janë theksuar me gri. Vendos kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin e mbikëqyrjes për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme nga viti 2019. 

Transparenca është përmirësuar për shumicën e vendeve në OBS 2025, por vazhdon të ketë mospërputhje në disa aspekte

Qeveritë kanë përmirësuar transparencën gjatë fazave kryesore të përgatitjes së buxhetit, duke përfshirë deklaratat para-buxhetore dhe kornizat fiskale afatmesme, si dhe kanë përmirësuar mbulimin dhe cilësinë e raporteve të auditimit. Rajoni ka gjithashtu nivele më të larta transparence në buxhetet e miratuara dhe në raportimin e fundvitit mbi rezultatet financiare. Në këto faza, qeveritë në përgjithësi ofrojnë informacione thelbësore — të tilla si shpenzimet sipas ministrisë ose sektorit dhe burimet e të ardhurave — që i ndihmojnë qytetarët të kuptojnë prioritetet e përgjithshme dhe mënyrën se si mblidhen taksat.

Transparenca është duke u forcuar gradualisht në të gjithë rajonin

Krahasimi i rezultateve të transparencës së OBS për vendet e rajonit midis viteve 2019 dhe 2025. Vendos kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme nga viti 2019. 

Shumica e qeverive nuk arrijnë të shpjegojnë ndryshimet e bëra gjatë zbatimit të buxhetit

Edhe pse qeveritë në të gjithë rajonin publikojnë më shumë informacion mbi buxhetin, ato humbasin mundësi të rëndësishme për të informuar dhe angazhuar më mirë publikun në vendimmarrjen buxhetore.

Shumica e vendeve në rajon publikojnë Buxhetet e Qytetarëve, të cilat synojnë ta bëjnë informacionin buxhetor më të arritshëm për publikun. Megjithatë, këto dokumente shpesh ofrojnë përmbajtje të kufizuar, nuk shpërndahen gjerësisht dhe, në disa raste, publikohen shumë vonë për të mbështetur në mënyrë kuptimplotë angazhimin e publikut me vendimet buxhetore.

Qeveritë gjithashtu ofrojnë më pak informacion gjatë zbatimit të buxhetit: si merren vendimet gjatë vitit, pse ndryshojnë planet dhe nëse fondet arrijnë te shërbimet që mbështesin qytetarët, si kujdesi shëndetësor, shkollat dhe rrugët. Kjo prodhon një hendek informacioni në momentin kritik kur qeveria ka hapësirën më të madhe vendimmarrëse. 

Të dhënat e OBS ilustrojnë këtë ndarje përgjatë ciklit buxhetor.

Rishikimet e mesit të vitit synojnë të tregojnë nëse buxheti është në rrugën e duhur, të përditësojnë parashikimet për pjesën e mbetur të vitit dhe të shpjegojnë çdo rregullim të bërë në përgjigje të kushteve në ndryshim ose prioriteteve të reja.

Në pesë nga shtatë vendet e vlerësuara në OBS 2025, rishikimet e mesit të vitit nuk publikohen fare. Në Shqipëri dhe në Turqi, rishikimet e buxhetit në mes të vitit ofrojnë informacion të dobishëm mbi zbatimin e buxhetit dhe parashikime fiskale të përditësuara. Megjithatë, ato ofrojnë shpjegime të kufizuara për faktorët nxitës të ndryshimeve buxhetore, vetëm diskutime të pjesshme të rreziqeve fiskale dhe pak analiza se si zhvillimet e mesit të vitit ndikojnë në vendimet e politikave ose në shërbimet publike. Pa shpjegime më të qarta të këtyre ndryshimeve, raportet ofrojnë mbështetje të kufizuar për qytetarët dhe institucionet mbikëqyrëse për të rritur përgjegjësinë e qeverive për mënyrën se si menaxhohen buxhetet gjatë vitit.

Të gjitha vendet në rajon publikuan Projekbuxhetet e tyre, megjithatë shumë nuk dhanë Rishikime të Mesit të Vitit në OBS 2025

Nën-pikët e OBS për dokumentet buxhetore të publikuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga Turqia në OBS 2025. Vendosni kursorin mbi grafik për të parë rezultatet e dokumenteve dhe statusin e publikimit për secilin vend. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit. 

Në të gjitha vendet e rajonit, Buxhetet e miratuara dhe raportet e auditimit morën pikët më të larta në OBS 2025

Nën-pikët e OBS për dokumentet buxhetore të publikuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga Turqia në OBS 2025. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Dokumentet me rezultate 0 tregojnë se vendi përkatës nuk e ka publikuar dokumentin në OBS 2025 ose është publikuar me vonesë. 

Risqet fiskale nuk zbulohen në procesin e buxhetit

Praktikat e buxhetimit të hapur kanë rëndësi jo vetëm për mënyrën se si menaxhohen paratë publike sot, por edhe për mënyrën se si qeveritë do të përballen me vendime më të vështira në të ardhmen. Ndërsa shumë vende në rajon i kanë menaxhuar mjaft mirë presionet fiskale të kohëve të fundit, Risqet e ardhshme janë në rritje.

Vlerësimet e FMN-së tregojnë për një barrë të rritur të borxhit në të gjithë rajonin — nivelet e borxhit janë rreth 63 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të arrijnë në mesin e të 60-tave në Mal të Zi — duke e bërë të mundshme që të kërkohen zgjedhje të vështira në lidhje me shpenzimet dhe shërbimet publike.

Këto presione e bëjnë edhe më të rëndësishme transparencën rreth Risqeve fiskale, por OBS 2025 zbulon se praktikat e zbulimit mbeten të dobëta. Shumë rreziqe që lidhen me Ndërmarrjet Shtetërore (NSH) — kompani në pronësi të qeverisë që mund të kërkojnë ndërhyrje financiare — nuk përfshihen sistematikisht në dokumentet e buxhetit. Megjithëse disa vende në rajon publikojnë deklarata të rrezikut fiskal ose raportojnë në lidhje me rreziqet fiskale dhe performancën e ndërmarrjeve shtetërore, informacion që shpesh publikohet, duke zvogëluar rolin e tij në informimin e vendimeve buxhetore dhe në mbikëqyrjen fiskale. Vetëm Serbia i zbulon të gjitha transfertat publike për ndërmarrjet shtetërore si pjesë e propozimit të buxhetit, dhe vetëm Mali i Zi dhe Serbia japin llogari për garancitë qeveritare që mund të rëndojnë mbi buxhetin në të ardhmen.

Qëndrueshmëria fiskale afatgjatë është edhe më pak e dukshme. Asnjë vend nuk ofron parashikime dhjetëvjeçare në dokumentacionin e propozimit të buxhetit. Përbërja e borxhit — thelbësore për të kuptuar ekspozimin ndaj goditjeve nga normat e interesit ose kursi i këmbimit — Publikohet vetëm nga tre vende: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Pa këtë informacion, parlamentet dhe qytetarët nuk mund të vlerësojnë nëse qeveritë po i zhvendosin në mënyrë të heshtur kostot dhe rreziqet në të ardhmen.

Informacioni i riskut fiskal ekziston, por ato është i fragmentuar dhe i pabarabartë

Zbulimi i rrezikut fiskal në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi në OBS 2025.  

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Të dhënat e paraqitura janë nga Propozimi i Buxhetit i Ekzekutivit dhe nuk në to nuk merret parasysh informacioni i publikuar në dokumente të tjera të buxhetit. NSH u referohet Ndërmarrjeve Shtetërore. 

Pjesëmarrja Publike mbetet tepër e ulët në rajon

Megjithëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tregojnë përparim, rezultatet e Pjesëmarrjes mbeten të pandryshuara në gjithë vendet e rajonit

Krahasimi i rezultateve të pjesëmarrjes publike nga OBS 2019 dhe OBS 2025 në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Vendos kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme me vitin 2019. 

Hapësirat formale për publikun për të ndikuar në zgjedhjet buxhetore janë të rralla.

Në të gjithë rajonin, mundësitë për pjesëmarrje publike mbeten të kufizuara dhe të pabarabarta, shpesh duke marrë formën e projekteve pilot ose përpjekjeve sporadike, në vend të praktikave rutinë të bazuara në ligj. Aty ku pjesëmarrja ekziston, ajo kufizohet kryesisht në fazat e hershme të përgatitjes së buxhetit. Asnjë vend i vlerësuar në rajon nuk ka një mekanizëm formal që i lejon publikut të japë kontribut gjatë zbatimit të buxhetit — kur qeveritë vendosin për rialokimet, menaxhojnë vonesat dhe u përgjigjen sfidave të ofrimit të shërbimeve. Legjislaturat dhe institucionet kombëtare të auditimit ofrojnë një numër të ngjashëm mundësish për pjesëmarrje, por ato të ofruara nga institucionet e auditimit priren të jenë disi më gjithëpërfshirëse. Pjesëmarrja legjislative shpesh kufizohet në seanca zyrtare publike me mundësi të kufizuara për dialog, dhe vetëm Kosova ofron një mekanizëm pjesëmarrjeje që është gjithëpërfshirës për komunitetet tradicionalisht të përjashtuara. Si rezultat, komunitetet mbeten kryesisht jashtë vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në përkthimin e fondeve publike në rezultate reale.

Mungesa e dukshme e mekanizmave të pjesëmarrjes përgjatë ciklit buxhetor në OBS 2025

Vendet me një mekanizëm pjesëmarrjeje përgjatë gjithë ciklit buxhetor në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, OBS 2025. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit. 

Kapaciteti Mbikëqyrës Formal është përmirësuar, por jo shumë

Shumica e vendeve paraqesin ndryshim të vogël në rezultatet e Mbikëqyrjes që nga OBS 2019

Krahasimi i rezultateve të Mbikëqyrjes së buxhetit nga OBS 2019 dhe OBS 2025 në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Vendos kursorin mbi një pikë për të parë rezultatin për atë vit. 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit • Shënim: Mali i Zi dhe Kosova u vlerësuan për herë të parë përkatësisht në vitet 2023 dhe 2025 dhe për këtë arsye nuk kanë rezultate për raundet e mëparshme të anketave. Mesatarja rajonale përfshin vetëm vendet me të dhëna të krahasueshme nga viti 2019. 

Pavarësisht mandateve formale, mbikëqyrja është e dobët në praktikë

Zyrat kombëtare të auditimit dhe parlamentet kanë mandate në letër, por janë të dobëta në praktikë për shkak të dominimit të ekzekutivit, polarizimit politik dhe sfidave të tjera. Auditorët janë teknikisht të aftë, kanë mandate të forta ligjore dhe publikojnë rregullisht raporte që mbulojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve publike. Megjithatë, mbikëqyrja e tyre shpesh ndalet te raportimi.

Vetëm Kosova ka një sistem të qartë që implementohet nga qeveria, sipas të cilit mund të raportojë mbi zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi raportojnë për disa rekomandime, ndërsa Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia nuk kanë raportim sistematik nga ekzekutivi.

Raportimi pas auditimit është i zakonshëm mes SAI-ve dhe legjislaturës, por mungon mes drejtuesve

Numri i vendeve (nga shtatë) që publikojnë raporte mbi veprimet për të adresuar rekomandimet ose gjetjet e auditimit, sipas institucionit dhe nivelit të raportimit 

Burimi: Anketa e Buxhetit të Hapur 2025, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit. 

Si rezultat, rekomandimet e auditimit—që shpesh synojnë uljen e rreziqeve të korrupsionit, përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve ose forcimin e menaxhimit financiar—nuk merren parasysh. Kur gjetjet e auditimit nuk çojnë në veprime të dukshme, mbikëqyrja humbet efektin e saj parandalues dhe besimi i publikut gërryhet.

Mënyrat për të forcuar llogaridhënien buxhetore në rajon

Mbyllja e boshllëkut të llogaridhënies përfaqëson një mundësi të rëndësishme. Qeveritë në rajon që komunikojnë vendimet me transparencë, garantojnë që mbikëqyrja të ketë pasoja konkrete dhe ofrojnë hapësira reale për pjesëmarrje publike, do të forcojnë besueshmërinë e tyre reformuese në rrugën drejt integrimit europian. Ato gjithashtu do të ndërtojnë atë lloj besimi publik që e bën më të lehtë marrjen e vendimeve të vështira lidhur me shpenzimet, investimet dhe qëndrueshmërinë fiskale. IBP rekomandon veprimet e mëposhtme:

Transparency

Transparenca

Objektivi

Të forcohet llogaridhënia gjatë ekzekutimit të buxhetit

Rekomandime

1

Qeveritë duhet të publikojnë Raportin e Rishikimit të Mesit të Vitit që shpjegojnë ndryshimet në planet e shpenzimeve, jo vetëm vlerësime të rishikuara të buxhetit, duke përfshirë parashikime të përditësuara të kushteve dhe supozimeve makroekonomike, shpjegime të devijimeve dhe diskutime lidhur me risqet e reja. Qeveritë duhet gjithashtu të rrisin disponueshmërinë e Buxhetit të Qytetarëve gjatë gjithë ciklit buxhetor për ta bërë informacionin më të arritshëm për publiku. 

2

Qeveritë ekzekutive duhet të shpjegojnë se si ndryshimet në zbatimin e buxhetit ndikojnë në shërbimet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve — si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura — si dhe çfarë planifikon të bëjë qeveria për të siguruar që shërbimet thelbësore të mbeten të aksesueshme për komunitetet.

3

Ministritë e financave duhet të zhvillojnë mekanizma për angazhimin e publikut gjatë zbatimit të buxhetit, në mënyrë që komunitetet të mund të ngrenë pyetje dhe të japin reagime nëse po marrin shërbime sipas planifikimeve.

Praktikat e mira

Për zbatimin e buxhetit

Një praktikë e mirë në zhvillim për zbatimin e buxhetit vjen si nga qeveritë ashtu edhe nga shoqëria civile, të cilat përdorin portale interaktive online për t’i bërë të dhënat e shpenzimeve më të lehta për t’u kuptuar. Në Maqedoninë e Veriut, portali Open Finance i qeverisë u mundëson përdoruesve të kenë akses në të dhënat e shpenzimeve publike gjatë gjithë vitit, duke treguar se si rrjedhin paratë drejt ministrive, programeve dhe njësive të qeverisjes vendore. Portali përditësohet dy herë në muaj dhe u mundëson përdoruesve të shkarkojnë informacionin në formate të hapura. Në vende të tjera, organizatat e shoqërisë civile po zgjerojnë aksesin e publikut në informacion duke përkthyer të dhëna komplekse qeveritare në mjete të kuptueshme dhe të aksesueshme në internet. Në Mal të Zi, portali Moj Novac i Institutit Alternativ paraqet të dhënat e zbatimit të buxhetit përmes pamjeve të qarta që e bëjnë më të lehtë ndjekjen e shpenzimeve qeveritare. Në mënyrë të ngjashme, në Kosovë, platforma Si i shpenzon shteti paratë tona? e Institutit GAP u mundëson përdoruesve të eksplorojnë ndarjet buxhetore dhe shpenzimet ndërmjet institucioneve, duke i ndihmuar njerëzit të shohin se si krahasohen planet me shpenzimet reale. Së bashku, këta shembuj tregojnë se si një prezantim më i mirë i të dhënave të zbatimit mund t’i bëjë buxhetet më transparente, më të përdorshme dhe më relevante për shqetësimet e përditshme.

Participation

Pjesëmarrja

Objektivi

Të krijohen hapësira për kontribut dhe ndikim publik mbi vendimet kryesore të buxhetit.

Rekomandime

1

Qeveritë duhet t’i përfshijnë mekanizmat e pjesëmarrjes si një praktikë e rregullt gjatë gjithë ciklit vjetor të buxhetit, duke i parashikuar edhe në ligje ose rregullore, në vend që të mbështeten në projekte pilot ose nisma ad-hoc. 

2

Qeveritë duhet t’i lidhin angazhimet për pjesëmarrje me vendime konkrete që marrin mbi politikat fiskale dhe buxhetet, si përcaktimi i prioriteteve të shpenzimeve, shqyrtimi i sfidave të zbatimit ose zgjedhja e temave të auditimit.

3

Qeveritë dhe institucionet mbikëqyrëse duhet të sigurojnë që mundësitë për angazhim publik të nxisin në mënyrë të veçantë pjesëmarrjen e komuniteteve të ndryshme, si pakicat etnike, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar që zbatimi i buxhetit pasqyron nevojat e tyre të ndryshme.

4

Qeveritë duhet ta mbyllin ciklin e reagimeve me publikun duke shpjeguar se si është përdorur kontributi i tij dhe pse disa sugjerime janë pranuar ose refuzuar.

Praktikat e mira

Për angazhimin publik

Kosova ka forcuar pjesëmarrjen publike gjatë formulimit të buxhetit përmes një procesi të mandatuar ligjërisht, nga poshtë-lart, që lidh konsultimet komunale me planifikimin e buxhetit kombëtar. Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe përmes kalendarit kombëtar të buxhetit, komunat duhet të mbajnë seanca dëgjimore dhe konsultime publike për buxhetin përpara se të paraqesin propozimet e miratuara të buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Komunatë janë të detyruara të publikojnë njoftimet për konsultime, kalendarët e seancave dëgjimore, procesverbalet dhe përmbledhjet e kontributeve publike në platformën kombëtare të konsultimeve elektronike dhe në kanalet bashkiake. Qytetarët gjithashtu mund të paraqesin kontributet e tyre drejtpërdrejt përmes platformës kombëtare elektronike. Megjithëse kontaktimi me grupe specifike nuk është i detyrueshëm me ligj, disa bashki organizojnë seanca dëgjimore të dedikuara për të angazhuar gratë, të rinjtë, komunitetet minoritare dhe personat me aftësi të kufizuara, dhe disa po fillojnë të zbatojnë qasje të buxhetimit pjesëmarrës dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë. Edhe pse thellësia e seancave dëgjimore mund të ndryshojë, korniza e Kosovës tregon se si pjesëmarrja publike mund të strukturohet zyrtarisht, të dokumentohet dhe të lidhet me procesin e formulimit të buxhetit përmes ligjit dhe procedurave të mirëpërcaktuara buxhetore.

Oversight

Mbikëqyrja

Objektivi

Të sigurohet që mbikëqyrja të çojë në veprim

Rekomandime

1

Qeveritë duhet të publikojnë raporte periodike dhe të qarta mbi masat e ndërmarra në zbatim të rekomandimeve të auditimit. 

2

Parlamentet duhet të mbajnë seanca dëgjimore pasuese në lidhje me gjetjet e auditimeve dhe të ndjekin publikisht përgjigjet e qeverisë ndaj auditimeve. Lidhja midis auditorëve, legjislaturës dhe publikut mund t’i shndërrojë raportet e auditimit në llogaridhënie të vërtetë.

3

Institucionet e auditimit duhet të Nxisin angazhimin e publikut për të ftuar kontributin e tij në programet e auditimit dhe, kur është e nevojshme, edhe në hetimet e auditimit.

Praktikat e mira

Për mbikëqyrjen legjislative të auditimeve

Mali i Zi shquhet si një nga rastet e pakta ku një komision legjislativ shqyrton menjëherë raportet e auditimit dhe publikon përfundimet e tij. Lidhja institucionale midis auditorëve dhe ligjvënësve Forcon besueshmërinë dhe sinjalizon se gjetjet kanë rëndësi. Megjithëse ende nuk janë gjithëpërfshirëse, praktika të tilla tregojnë se si mbikëqyrja mund të kalojë nga formaliteti në Praktikë.

Për kontributin publik në planet e auditimit

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, institucioni i auditimit Mundëson një mekanizëm formal për t’i mundësuar publikut të propozojë tema auditimi. Në Maqedoninë e Veriut, institucioni i auditimit jo vetëm që fton mendime, por edhe raporton se si sugjerimet e publikut ndikojnë në programin e tij të planifikuar të auditimit. Ndonëse ende të kufizuara, këto praktika tregojnë se si pjesëmarrja — kur lidhet me ndjekjen efektive të gjetjeve të auditimit — mund të përforcojë besimin se institucionet publike po dëgjojnë dhe po veprojnë në interes të publikut.

Angazhimi qytetar në procesin e buxhetit

Grupet qytetare në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë informacionin e disponueshëm mbi buxhetin për t’u angazhuar dhe për të avokuar për çështje që kanë rëndësi për komunitetet, si dhe për të siguruar që, pavarësisht Zgjedhjeve të vështira, prioritetet e qytetarëve në shpenzimet publike të pasqyrohen në procesin buxhetor. Këto përpjekje tregojnë potencialin e praktikave të buxhetimit të hapur — kur njerëzit mund të ndikojnë në vendimet për paratë publike, qeveritë mund të forcojnë besimin e publikut në mënyrën se si menaxhohen burimet.

Analiza dhe avokimi i buxhetit nga një grup i shoqërisë civile ndihmuan në rritjen e financimit në sektorin e shëndetit

Together for Life ka analizuar dhe ndjekur buxhetin e sektorit të shëndetësisë në vend – si alokimet ashtu edhe shpenzimet aktuale – për disa vite me radhë për të vlerësuar nëse ai i përgjigjet nevojave të pacientëve dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj shpenzimeve relativisht të ulëta të sektorit të shëndetësisë në Shqipëri krahasuar me homologët rajonalë. Falë avokimit të tyre, buxheti për sektorin e shëndetësisë u rrit nga 2.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2024 në 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sot. Ata arritën të advokonin pranë Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e buxhetit për shërbimet e shëndetit mendor në spitale dhe qendra komunitare. Ata gjithashtu patën mundësi të punonin me avokatët e të drejtave të pacientëve, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe palë të tjera të interesuara për të avokuar për përfshirjen e aparateve të dëgjimit për fëmijët në buxhetin e shëndetësisë, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që grupet qytetare mund të luajnë për të siguruar që buxhetet t’u përgjigjen nevojave të grupeve që janë të nën-përfaqësuara në debatet politike.

Shiko historinë e plotë këtu

Qendra për Kërkim dhe Hartim Politikash po përdor buxhetimin e përgjegjshëm gjinor për të monitoruar nëse fondet publike në nivel kombëtar dhe lokal mblidhen dhe shpenzohen në mënyrë që të përmbushin nevojat specifike të grave në Maqedoninë e Veriut. Përmes Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetit Gjinor, ata gjithashtu lehtësojnë përpjekjet për të integruar buxhetimin e përgjegjshëm ndaj gjinisë në të gjithë rajonin. Një arritje e rëndësishme e kohëve të fundit — avokimi i tyre i suksesshëm për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet e higjienës femërore — ilustron se si angazhimi publik mund të çojë në hartim politikash më të drejta.

 Shiko historinë e plotë këtu

Fondacioni për Kërkime të Politikave Ekonomike të Turqisë (TEPAV) po tërheq vëmendjen ndaj investimeve të pamjaftueshme në sektorin e arsimit në Turqi. Ata kanë ndjekur dhe kanë vënë në dukje rënien e buxhetit për arsimin në Turqi (nga 20% në 14% të buxhetit total në dekadën e fundit) — pavarësisht rritjes së popullsisë dhe fluksit të refugjatëve — dhe kanë nxjerrë në pah pabarazitë rajonale, shkallën e ulët të pjesëmarrjes së vajzave, aksesin e kufizuar në arsimin parashkollor dhe sfida të tjera. Ata po shfrytëzojnë rolin e tyre unik si një urë lidhëse midis qeverisë dhe shoqërisë civile për të zgjeruar hapësirën për një pjesëmarrje më të madhe të publikut në përcaktimin e prioriteteve dhe buxheteve të arsimit publik.

Shiko historinë e plotë

Grupe si Transparency International Serbia po avokojnë për reforma më të thella të llogaridhënies. Ata koordinojnë një rrjet vendas në rritje të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet e financave publike — nga monitorimi i prokurimit deri te mbikëqyrja e ndërmarrjeve shtetërore. Së bashku me grupe si EU Konvent, ata po avokojnë që qeveria t’u përmbahet proceseve konkurruese të prokurimit në projekte të mëdha infrastrukturore si Belgrade EXPO 2027.

Shiko historinë e plotë këtu

Partnerët e Anketës së Buxhetit të Hapur

Institute of Public and Private Policies (IP3)

Fondacija “Centar za zastupanje građanskih interesa” (“Public Interest Advocacy Center”)

Institute Alternativa

Center for Economic Analyses

Transparency Serbia

Turkish Economic and Social Studies Foundation (TESEV)

Autori

Nermin Kujovic

Zyrtar i Lartë i Programit (TTAN Ballkani Perëndimor)
Kontribuesit

Sally Torbert

Udhëheqje Globale, Politika dhe Kërkime

Lilianna Ziedins

Bashkëpunëtor i Programit

David Robins

Menaxher, Anketë e Buxhetit të Hapur

Cynthia Romero

Drejtor i Lartë i Angazhimit Strategjik

Laura Castillo Cabral

Oficeri i Programit, Anketa e Buxhetit të Hapur

Rajan Zaveri

Tregimtar / Strateg i Lartë i Përmbajtjes
Vizualizimi dhe Dizajni i të dhënave

Sign up for our Newsletter

Be the first to learn about our events and keep up to date by subscribing to our newsletter.